Mempis Depay është një nga dëshirat e Milanit për të përforcuar krahët në sulm, por edhe vetë lojtari ka dhënë sinjale se dëshiron të bashkohet me një skuadër të madhe.

Ndërkohë sot, futbollisti holandez, ka zhvilluar ndeshjen e parë në kampionat për sezonin e ri me Lyon. Në fitoren 2-0 kundër Amiens, Depay realizoi njërin prej tyre, në minutën e 75-t.

Goli i 24-vjeçarit nuk ishte dosido, por një supergol. Depay tregoi klasin e tij me nje goditje dënimi në hyrje në hyrje të zonës, teksa i shkundi ‘merimangat’ portës kundërshtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb