Për futbolldashësit ndeshja e mbrëmjes së kaluar në “Seria A” mes Atalantës dhe Lacio-s ishte shumë e bukur për tu parë pasi u shënuan 6 gola, por jo për portierët Berisha e Strakosha që lejuan topin të kalonte 3 herë pas shpinës së tyre.

Në shumicën e rasteve pak kishte për të bërë, por për mediat italiane portieri i Atalantës, Etrit Berisha, nuk reagoi ashtu siç duhej në golin e parë. Për këtë arsye për gardianin e Kombëtares sonë pati edhe kritika.

Ndonëse mediat kishin qëndrimin e tyre, nga to nuk u ndikua aspak trajneri i Atalantës Gianpiero Gaspperini.

“Berisha ka qenë vendimtar në shumë ndeshje. Në golin e parë erdhi pas një vendosje të gabuar që e vendosi Milinkoviç në një pozicion për të shënuar. Ne duhet t’i pranojmë këto situata dhe të mendoj përtej episodeve individual. Ky do të jetë një sezon i vështirë”, ka thënë trajneri i Atalantës.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb