Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka komentuar videon që u publikua dje ne media ku shfaqej një person teksa pinte kokainë në një lokal, ku thuhet se ishte kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla. Ai tha se të tillë persona dalin, për shkak se partitë janë kthyer në tarafe kushërinjsh e biznesmenësh.

Minxhozi theksoi se Edi Rama e ka fushën bosh, ndaj duhet të zgjedhë njerëz me sa më pak cene.

“Është shumë mirë që SPAK reagoi shpejt. Pra nuk jemi në terrenin që ngrihen akuza dhe nuk ka kush t’i gjykojë. Kemi strukturë që në dukje ngjan se po funksionon. Kur bëhen 5-6 raste nuk janë më thjesht “e di personi”. Jemi në kushtet e ligjit të dekriminalizimit. Fusha është bosh dhe gjej njeriun me pak probleme të mundshme. Personazhi që ka nxjerrë videon është në rregull, sepse e dimë që Artan Hoxha ka qenë edhe kundër Sali Berishës. Në krizë janë zgjedhjet e lira brenda partisë, partitë po inkriminohen me këtë lloj marrje duarsh të tarafit, jo fusim kushërinjtë, jo fusim këtë se e njohim, biznesmenë. Të ketë diku një primare, të ketë embrion mes dy emrave të paktën. Këtu vjen emri orën e fundit sepse e do kryetari i partisë”, u shpreh Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb