Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendosi të nxjerr në shitje 100% të aksioneve të klubit ku ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin ofertën e tyre. Valter Fushaj, ish presidenti i Vllaznisë, është një prej personazheve që kërkon të rikthehet të jap kontributi e tij për kuqeblutë, është i gatshëm të blej 70% të aksioneve për të rikthyer Vllazninë aty ku i takon:

Proçesi i privatizimit të Vllaznisë – Në një farë mënyre, këtë e shoh pak si me ngut vendimin e Këshllit Bashkiat për shitjen e aksioneve të klubit. Duhet të miratohet projektligji privatizim. Duhet pritur dhe projektligji i qeverisë. Mund të priten dhe disa shtesa nga Këshilli Bashkiak pastaj. Te Vllaznia nuk duhet të përzihet politika, do të jem këtu për ta ndihmuar.

Vllaznia – E kam drejtuar si president 5 vjet, jam i bindur që Vllaznia duhet të kthehet te emri Vllazni. Ka emrin Vllazni, por sot ka 3 shkodranë në formacion, nuk e mbaj mend. Akademia ekziston vetëm të mbledhë fonde, duhet të fillojë nga akademia gjithçka. Duhet të bashkëpunohet e klubet e shkodrës. Janë 1200 fëmijë, që u është zbehur shpresa që të luajnë me këtë ekip. Ekipi ka nevojë për imazhin, binjakëzime, ka nevojë për emrin Vllazni. Ekipet i tjera duhet t’i tremben dhe nga loja dhe nga emri Vllaznisë.

Klubet e tjera – Janë disa klube që kanë bërë shpenzme me shumë se unë, por s’kanë bërë shumë arritje. Unë kam dhënë 600-800 mijë euro.

Rikthim i Fushajt te Vllaznia – Kam treguar që nuk kam bërë biznes me Vllazninë, kam hedhur miliona. Nuk them se nuk mund ta marr 100% të aksioneve. Qeveria dhe bashkia t’i numërojnë mirë kontributet. Mund të marrë 70% të aksioneve. Kërkoj që proçesi të jetë transparent më publikun.

Bashkëpunimi me ish-presidentët e Vllaznisë – Më para kemi qenë 12 vetë. Bashkëpunimi është shumë i mirë. Mund të jenë disa persona, jo vetëm një person. Nuk duhet të futet Vllaznia në politikë. Me ish-presidentët jemi shokë. Kam biseduar diçka me ta, janë të interesuar, sepse kanë investuar.

Bashkia – Për përvojën time, për emrin që ka, bashkia gaboi që i nxori të gjitha aksionet 100% në shitje, duhej të kishte 25% të aksioneve si pjesën e saj.

Premtimi për Vllazninë – Besoj një vit jo më shumë mund ta kthejë Vllazninë aty ku ka qenë”, përfundoi ish-presidenti Fushaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb