Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar shfaqjen e pak ditëve më parë të ministres Mirela Kumbaro teksa ia merrte këngës labçe me dy kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Gjekmarkaj shkruan me ironi se “komandanti” është lezetuar nga performance e vartësve të tij.

Statusi i Gjekmarkajt

Termeja me Tezen kenduan një labçe, me besimin që veshi dhe syri i kudondodhur i Komandantit po lezetohej nga kjo farfuritje popullore. Ai ja merrte Teze Rela ja kthente, mbante Ison siç i ka hije. Të keputej shpirti nga gjithë ajo bukuri zë qeruarish teksa një cope mishi gjithë nur naaa sa një gomë makine shkelqente mbi pjatë! Çi vertitej fustanella (metaforike) njerit, teritalkat tjetres. Kufirin kaperceu jehona. Janines çi panë sitë -Janin-o. Malet e Laberisë çu krodhen në një të ëmbel ëndërrim rilindas! Edukim përmes kënges. Kanë oreks qerratenjet dhe talent!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: