Ditën e diel është zhvilluar gara klasike e çiklizmit Paris-Roubaix, një event që do të kujtohet mbi të gjithë për ndarjen nga jeta të çiklistit Michael Goolaerts dhe për fitoren e sllovakut Peter Sagan. Por jo vetëm kaq, pasi momente pikante kjo garë ka patur edhe pas përfundimit të saj. Çiklisti letonez Evaldas Siskevicius, ka mbërritur në finish një orë më vonë se sa fituesi dhe kur mbërriti në velodromun e Roubaix, gjeti dyert e mbyllura dhe stadiumin të boshatisur.

Siskevicius mbërriti në finish përtej kohës maksimale të lejuar, por organizatorët vendosën që ta lejojnë të hyjë në stadium dhe të zhvillojë xhiron e nderit edhe pse nuk kishte asnjë tifoz, shkruan telesport. Gjatë garës, çiklisti letonez kishte patur një problem me gomën, ndërkohë që makina e skuadrës së tij kishte patur defekt dhe e kishin marrë me karroatrec. Siskevicius ka hipur mbi karroatrec për të marrë vetë gomën rezervë dhe vijuar garën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: