Tensionohet sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit në fund të pjesës së parë dhe protagonist për këtë është kryesori i takimit, Enea Jorgji. Në minutë e 43-të, Jorgji akordon një 11-metërsh në favor të Bylisit pas një ndërhyrjejen të Pëllumbit në zonë, që u konsiderua faull nga kryesori elbasanas.

Herën e parë protestojnë vendësit për 11-metërshin e akorduar, por Jorgji është i bindur në vendimin e tij. Kur Mëllugja po bëhej gati të ekzekutonte nga pika e bardhë, kryesori Jorgji kthen pas vendimin!

Kjo është totalisht e pabesueshme, por edhe e papranueshme! Një gabim i dyfishtë që krijon një precedent të rëndë në futbollin shqiptar pasi në Superligë nuk është futur ende Video Asistant Referee, i njohur ndryshe si VAR dhe do të thotë se Jorgjit i është komunikuar në kufje nga eprorët e tij për vendimin e gabuar… Kur menduam se i kishim parë të gjitha në futbollin tonë, ndodhi edhe kjo!

Minutat më pas kanë sjellë konfuzion të madh. Zv/trajneri Liçi është ndëshkuar me karton të kuq pas përplasjeve të ashpra verbale me lojtarët e Bylisit, ndërsa janë dashur disa çaste që gjakrat të qetësohen dhe loja të rinisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb