Ka ndodhur e pabesueshmja në kampiontin gjerman, gjatë takimit që Bajerni i Mynihut po fitonte në shtëpinë e Hofenhamit me shifrat e thella 6-0, por gjyqtari i ndeshjes ka ndërprerë dy herë ndeshjen për parrulla ofensive të tifozëve bavarezë kundër presidentit dhe pronarit të Hofenhemit, Ditmar Hop, dhe kjo solli që të futej në fuqi protokolli antiracizëm.

Poshtë ultrasve të Bajernit shkuan trajneri Flik dhe Rumenige, që më pas kërkoi ndjesë personalisht ndaj Hop. Ndeshja rifilloi dhe 10 minutat e fundit u luajtën me dy ekipet që vetëm i pasonin topin njëra-tjetrës në mesfushë. Bajerni rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb