Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore, mesfushori italian firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin ziklatër nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro ne sezon. Pas firmës mbi kontratë, Barella udhëtoi drejtë Luganos për u takuar me trajnerin Antonio Conte dhe pjesën tjetër të lojtarëve. Barella do të shkëputet sërish për disa ditë pushim pasi ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Italisë në Europian.

Ende pa zbritur në fushë, Barella ka vendosur menjëherë një rekord të ri në klubin ziklatër: 45 milion euro i kushtoi Interit kartoni i ish mesfushorit të Cagliarit duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Ronaldo
Ronaldo

Tingëllon e çuditshme nëse pasi fanellën zikaltër e kanë veshur lojtarë si Ronaldo, fenomeni, Vieri etj, por sigurisht edhe kushtet e merkatos kanë ndryshuar shumë ndër vite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: