UEFA pak ditë më parë e dënoi me përjashtim nga kompeticionet Europiane deri më 30 qershor të vitit 2018 për shkak se goditi një tifoz dhe fill pas kësaj Patrice Evra-s iu ndërpre edhe kontrata nga Olimpique Marsille duke mbetur pa ekip.

Pavarësisht gjithë këtyre ngjarjeve francezi nuk mungoi as sot duke ndarë me ndjekësit një video motivuese për fillimin e javës. Evra i shafaq në klip duke tërhequr një “Jeep” e duke thënë premtuar se do të kthehej më i fortë se kurrë pavarësisht se është 36-vjeç.

“I lumtur këtë të hënë. Ndonjëherë jeta ndjehet sikur është me të vërtetë e rëndë, por duhet të jini të qeshur dhe, sigurisht, të vazhdoni ta doni lojën tuaj. Betohem për Zotin se do të kthehem më i fortë se kurrë! Gjithmonë energji pozitive, mos ji dembel! Unë po shtyj një makinë, sepse dua të jem më mirë; edhe më mirë sesa kam qenë më parë”.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb