SARANDA

Drejtuesi i motorit, Migert Gumeni i cili u përplas nga një automjet në Sarandë është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

I lënduar mbeti edhe drejtuesi i automjetit, Dino Majko por motoristi ka marrë goditje në kokë, raporton gazetarja Shpresa Dine për BalkanWeb.

Gumeni po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb