TURQI

Teksa numri i viktimave në Turqi vijon të rritet prej tërmetit, kryesisht në qytetin Izmir, një mrekulli ka ndodhur së fundmi.

Një vajzë 3 vjeçe, Elif Perincek e cila prej 65 orësh rezistoi nën rrënoja e plagosur është shpëtuar nga autoritetet.

Gjithë familja e vogëlushes mbeti nën rrënoja pas shembjes së ndërtesës ku ndodheshin, por nëna e saj me 3 vëllezërit dhe motrat dolën pas 23 orësh teksa vajza mbeti.

Elif Perincek ishte së fundmi personi i 106-të që u nxor nga rrënojat në Izmir gjallë kurse viktimat po i afrohen shifrës së 70-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb