Si kurrë ndonjëherë më parë në këto 30 vite demokraci, sot nuk është zhvilluar ceremonia e shëtitjes së Epitafit të Krishtit në qytetin e Fierit. Metropoliti i Fierit, Hirësia e tij Nikolla, ka kryer shërbesën e të premtes së zezë në kishën e Shën Gjergjit, ku merrnin pjesë shumë pak besimtarë.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Ndërkohë, e Premtja e Zezë është kremtuar dhe në Berat. Por meqenëse besimtarët ortodoksë nuk mund të shkojnë dot në kishë për shkak të masave të marra ndaj përhapjes së koronavirusit, Katadtalja e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit të Beratit ka kremtuar sot të Premten e Zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq. Ka qenë Prifti At Johan Qako, ai që në praninë e disa punonjësve të kishës, ka kryer edhe shërbesën e mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve, që këtë vit besimtarët do ti kryejnë në shtëpi, pa pasur mundësi të shkojnë në kishë.
At Jonan Qako ka kryer edhe ritualin e Epitafit, i cili ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: