PRISHTINE- Ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me përleshjen mes reperëve të njohur Cozman dhe Noizy pasditen e së martës në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Noizy dhe shoku i tij Varrosi ndërsa u arrestua Cozman, vëllai i tij dhe miku i ngushtë i tyre Albert Krasniqi, publikohet një video e re.

Videoja e hedhur në kanalin e Youtube është regjistruar vetëm pak sekonda pas përleshjes së dy grupeve Baba Stars dhe OTR. Në video shfaqet momenti kur policia po prangoste Cozman dhe ai mundohet të shfajësohet duke thënë: “Ai ma mshoi i pari, ai ma mshoi pa pikë faji”!

Se kush i’a mshoi i pari, e kush i fundit … shpresojmë ta mësojmë së shpejti.

Sherri mes dy grupeve ndodhi pasditen e së martës përballë ‘Sëiss Diamond Hotel’ në Prishtinë, teksa Noizy qëndronte në kafe. Ky i fundit është provokuar nga Skivi i Babastars, siç thonë dëshmitarët, ndërsa ai ka thirrur më pas anëtarët e tjerë të grupit.

Nga përplasja Noizi është plagosur, ndërsa pak më vonë u shtrua në klinikën e Ortopedisë ku edhe iu hoq një plumb.

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars ka kohë që ka nisur. Kohë më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Armiqësia e tij me Cozman është thelluar kur në një intervistë reperi nga Shqipëria, Noizy i përmend ish- të dashurën, këngëtaren Tuna, me të cilën, linte të nëkuptohej se kishte pasur marrëdhënie seksuale.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: