Padyshim që kryefjala e diskutimit në lajmet e showbizit ishte shuplaka që Will Smith i dha aktorit Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar. Daily Mail ka publikuar një tjetër video të re ku shihet shuplaka që Smith i dha komedianit, ku e gjithë vëmendja është përqendruar te reagimi i Jada Pinkett Smith.

Kjo e fundit shfaqet duke qeshur, ndërsa mban shikimin e saj të fiksuar tek Chris Rock pasi burri i saj e godet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Videoja e postuar në TikTok është xhiruar nga dyshemeja e Teatrit Dolby në Hollyëood ditën e diel, duke hedhur akoma më shumë dritë mbi sulmin.
Edhe pse fytyra e saj nuk mund të shihet qartë, Pinkett Smith duket se qesh menjëherë pas shuplakës, ndërsa Rock reagon duke thënë: ‘Uau, Will Smith sapo më hodhi m*t’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: