Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

CNN shkruan se të paktën 13 persona, përfshirë një fëmijë 1 vjeç, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një pus gjatë një dasme.

Viktimat, të cilët ishin të gjithë gra dhe fëmijë, ishin ulur në një pllakë që mbulonte pusin dhe kur ajo u shemb dhe ato përfunduan brenda saj.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga ngjarja, njoftoi policia.

“Ky është një incident fatkeq gjatë një ceremonie martese”, tha zyrtari i lartë i policisë së Kushinagar, Sachindra Patel, duke shtuar se ata po hetojnë rastin. Policia nuk ka identifikuar menjëherë viktimat.


Të ftuarit e dasmës po merrnin pjesë në ceremoninë ‘haldi’, një traditë hindu ku shafrani indian i vendoset në fytyrë nuses dhe dhëndrit për fat të mirë.
Kryeministri indian, Narendra Modi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u ofruar ndihmë dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që kanë humbur jetën”, tha ai, “Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Administrata lokale do të ndihmojë në çdo mënyrë”.
Modi njoftoi një kompensim prej 2,662 dollarë për secilën nga familjet e viktimave dhe 665 dollarë për të plagosurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: