DURRËS

Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë me peshë rreth 400 kg. Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit. Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme ndërsa e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e zonës.

Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e parë që kanë kapur një peshkaqen kaq të madh.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka siguruar pamjet për “BalkanWeb” të peshkaqenit të kapur nga anija e peshkimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb