TIRANE- Ai njihej padyshim nga të gjithë për vlerën e penës dhe shkrimet e tij që i la si trashëgimi e fortë dhe për brezat që do të vijnë pas.

Por përveç talentit si shkrimtar, Dritëro Agolli kishte dhe pasionet e tij të mëdha, siç ishte dhe muzika. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale Dritëro shfaqet duke kënduar këngë popullore mes devollinjve të tij.
agolli duke kenguar
Shkrimtari i madh ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare pasditen e së premtes në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Figura e Dritëroit vlerësohet me fjalët me të zgjedhura, nga ata që e ndiejnë se ai do t’iu mungojë shqiptarëve.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/muharremeko/videos/1560103300670686/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb