Video e publikuar nga mediat kroate ka rënduar pozicionin e Eros Grezdës, që mbrëmjen e së dielës pati një përplasje fizike me sulmuesin e Rijekës, Antonio Mark Colak. Futbollisti i kombëtares shqiptare shfaqet teksa godet rivalin në parkimin e stadiumit pas sfidës në Kupën e Kroacisë, ku skuadra e tij Osijek u eliminua nga kompeticioni.

Sipas mediave kroate, dënimi për Grezdën është sigurtë, ndërsa Federata në vend duhet të vendosë vetëm sa sa i rëndë do të jetë. Ato tregojnë se sipas rregullores së futbollit në Kroaci, për një gjest të tillë pezullimi mund të jetë nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Menjëherë pas videos reagoi edhe Eros Grezda, që dha versionin e tij. Futbollisti shqiptar tregon se Colak e kishte provokuar dhe fyer gjatë sfidës dhe pas saj. “Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm”, ka thënë mes të tjerash Eros Grezda.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb