Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Kryemadhi është shfaqur e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta, teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

 

Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb