Vllaznia do të luajë aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit ditën e mërkurë. Ndeshja e parë e luajtur para disa ditësh përfundoi mes shumë kontestimesh nga shkodranët, të cilët panë të anulohej një gol në fund nga gjyqtari Olsid Ferataj (0-0).

Tifozët e Vllaznisë, tejet të irrituar, nuk e kanë lënë me kaq. Sipas publikimit të bërë nga gazetari Ermir Vajushi, duket një person që sulmon arbitrin Ferataj në Patos. Një sjellje e tillë nuk i bën mirë futbollit shqiptar dhe na sjell shumë vite mbrapa.

Lojtari i 12-të i ekipit nga Shkodra ka shfaqur gjatë gjithë sezonit futbollistik pakënaqësi konstante ndaj gjykimit në fushën e blertë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb