Gary Nevill, legjenda e Manchester United dhe ish-lojtar i Anglisë i cili tani punon si ekspert në “Sky Sports”, njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të Xherdan Shaqirit, futbollistit me origjinë shqiptare.


Për mënyrën se si flet dallohet edhe se ai e urren shtatshkurtrin që luan me Liverpool, por së fundmi si pasojë e një basti është detyruar të veshë fanellën e lojtarit.


Nevill humbi bastin e goditjes së penalltive me legjendën tjetër Jamie Carragher dhe ky i fundit kërkoi që të vishte fanellën e Shaqirit. Ky i fundit e dërgoi fanellën e tij dje në redaksi në të cilën kishte shkruar: “Për fansin tim numër 1, Geri Nevill. Të lutem, mos e shit këtë fanellë në internet!”


Video e Nevill që vesh fanellën e Shaqirit ka bërë shumë përshtypje në Angli dhe është shpërndarë shumë në internet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb