Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin bolivian. Në ndeshjen ndërmjet Sport Boys – Nacional Potosí më i rëndësishëm se rezultati është bërë një episod mes trajnerit dhe njërit prej futbollistëve miq.

Në minutën e 34 të ndeshjes papritmas trajneri i Nacional, Edgardo Malvestiti, vendosi të zëvendësonte futbollistin Thiago dos Santos. Ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka sulmuar trajnerin.

Është dashur ndërhyrja e pjestarëve të ekipit që situata të mos agravonte më tej, pavarësisht se braziliani tentoi përsëri të kapej me trajnerin. Gjyqtari i ekipit mori masa duke e larguar me të kuq futbollistin Santos pas sherrit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb