Mediat kosovare raportojnë se këtë të shtunë ka pasur fluks të madh qytetarësh të Kosovës për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht motit me shi, shqiptarët e Kosovës nuk janë ndalur as nga largësia apo pandemia e COVID-19 që të vijnë në bregdet. Përkundrazi sot ka pasur një numër relativisht të lartë siç raportojnë mediat e shtetit fqinj që kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinës për në bregdetin e Shqipërisë.

Nga autoritetet kosovare raportohet se vetëm gjatë javës së fundit mbi 51 mijë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb