Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka qenë personazhi i radhës nga bota e futbollit që nëpërmjet lidhjes me “Skype” ka rrëfyer për rubrikën sportive “Sport News” në “News 24” atë se çfarë e pret futbollin shqiptar menjëherë pas përfundimit të emergjencës së koronavirusit.

Martini u shpreh skeptik në lidhje me mundësitë reale të futbollit shqiptar për të vijuar garën deri në fund, teksa theksoi se mbyllja parakohe e kampionatit nuk do të ishte një dramë e madhe për një vend që ka probleme në lidhje me përballimin e situatatave të tilla.

Shkodrani kritioi ashpër qeverinë për lënien jashtë të sportit në paketat e ndihmës, teksa theksoi se janë pikërisht këta qeveritarë të parët që duan të dalin në tribuna kur luan Kombëtarja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb