KOSOVË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shfaqur ndryshe ditën e sotme. Shefi i qeverisë ka humbur në sportin e tij të preferuar në  basketboll gjatë qëndrimit në Kosovë.

Ai ka treguar se sporti e ka ndihmuar shumë, pasi siç tha ai ka vuajtur prej astmës alergjike dhe aktiviteti sportiv e ka ndihmuar edhe në shëndet.

Rama flet edhe në atë se çfarë e dallon  atë nga vëllai në sport, ndërsa shtoi se Olsi Rama është më i talentuar, por arma e Ramës është  vullneti dhe puna.

“Babai ka qenë volejbollist, por nuk ka qenë ndikimi i tij, por më shumë ka qenë dëshira ime, por nga njëra anë ka qenë edhe presioni pasi ishta i gjatë. Unë kam pas vuajtur nga një astmë alergjike dhe sporti më ka ndihmuar shumë. Vëllai ishte më i talentuar, unë isha më i vullnetshëm. Kokëfortësia arma e fortë. Për fat të keq sot basketbolli nuk është si dikur. Në atë kohë kemi pas një sistem zinxhirë dhe brezat ishin njëri pas tjetrit. Sot nuk kemi”, tha mes tjerash Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: