Aktori Edmond Budina është rikthyer pas 2 javësh vetëkarantinim tek sheshi i Teatrit duke theksuar se nuk dyshon që u infektua por akuzon Ramën që i publikoi emrat.

Sipas Budinës është skandaloze që një kryeministër u mor me dy veta kurse thekson se Shqipëria tashmë është 16 galaktika mbrapa kur drejtohet nga njerëz si Rama.

 

”Sikundër e shikoni, gëzoj shëndet të plotë. Pas 2 javësh në një burg të detyruar, nuk them që s’kam qenë i infektuar, por mënyra si na u bënë publik emrat është skandaloz. Dhe skandalet vijojnë. Ky i joni është skandali më i vogël. Jemi 16 fletë prapa, po 16 galaktika prapa, ne jetojmë në një vend Albanistan, përderisa drejtohet nga ca njerëz të këtij lloji, është skandaloze. Skandaloze që një kryeministër merret me dy njerëz, kurrë nuk e kishte bërë.”- Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb