Në Zvicër më shumë mendojnë se si mund të rikthejnë tifozët në stadium se sa për ndeshjen e Young Boys përballë Tiranës. Mediat helvete i kanë kushtuar pak ose aspak rëndësi këtij takimi që për Tiranën vlen gjithçka. Nuk do të ishte fundi i botës edhe nëse eliminohem, pavarësisht se në letër janë favorit absolut, një fitore e mundshme e tyre vlerësohet me koeficientin 1,14. Trajneri i Young Boys, Gerardo Castro në konferencë për shtyp pranon fakti që ekipi i tij në shtëpi është dominues por kjo statistikë mund të mos mjaftoi nëse nuk janë të përqendruar në fushë:

“Nuk jemi të shqetësuar nëse do të arrijmë të kualifikohemi apo jo. Jemi të përqendruar te performanca që do të tregojë ekipi, dhe duhet të futemi në fushë me idenë se mund të mposhtim çdo kundërshtar. Ne e dimë rrezikun e sfidës por nuk jemi të fokusuar se do të skualifikohemi. Një sportist nuk mund të jetë i qetë, kur në mendje ka gjëra të tjera, ne kemi si detyrë t’i tregojmë atyre rrugën drejt fitores. Më duket interesante që është avantazh ndeshja në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Futbollistët shqiptarë do të vijnë këtu për të treguar futboll. Nuk e di se kur ishte disfata e fundit e jona në shtëpi, nuk mbaj statistika dhe nuk i mendoj shumë. Në shtëpi jemi dominantë.”, ky është fakt, u shpreh trajneri i Young Boys.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb