Për herë të parë pas 8 vitesh, Milan rikthehet në krye të klasifikimit, i vetëm. Fitorja në derbi i mungonte që nga 2016, pikërisht ky trepikësh përballë Inter kishte një shije të veçantë. Katër fitore në katër është një tjetër arritje që Milan e shijon pas sezonit të largët 1995/96, atëherë në stol ishte Capello ndërsa tashmë “djallin” e drejton Stefano Pioli, trajner i cili me përulje dhe më shumë punë besoi dhe arriti të rikthej kuqezinjtë në majën e Serie A. Paraqitja e ekipit të tij është mbresëlënëse pas rikthimit nga lockdown që solli Covid-19, 20 rezultate pozitive radhazi. Mbetet për tu parë se sa larg mund të shkoj ky Milan që udhëhiqet nga një 39-të vjeçar si Zllatan Ibrahimovic.

Brenda pak kohësh arriti të mposht Covid-19 për tu rikthyer në fushë me një “dopjetë” në derbi, kjo ishte përgjigjja më e mirë për çdo kritik. Më atë dygolësh, Ibra shkon në kuotën e 8 golave të shënuar në derbin e Milanos, 6 me Milan dhe dy me Inter. Përtej këtyre numrave, Ibra dëshiron të jetë më i miri, kërkon të udhëheq Milan në një sezon ku sigurisht nuk janë favorit por deri më tani kanë treguar shpirt gare, një skuadër që vështirë se mund ti vendosësh një limit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: