Një Boeing 737-800 i kompanisë lowcost ukrainase SkyUp ka marrë flakë pas mbërritjes në aeroportin e Sharm el-Sheikh, në Egjipt.

Avioni që ishte nisur nga Zaporizhzhia (Ukrainë) është ulur në pistë pa asnjë incident, duke u pozicionuar deri në parkim.
Kur ka ndaluar një zjarr ka shpërthyer papritur në rrotën e majte të avionit.

Sipas burimeve lokale shkak ka qenë një rrjedhje e lëngut hidraulik mbi frenat e nxehta të mjetit fluturues. Pasagjerët janë evakuuar dhe asnjë nuk është plagosur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb