Egnatia do të luajë përsëri në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit fituan në shtëpinë e tyre 2-0 ndaj Korabit në finalen për pjesëmarjen në elitën e futbollit shqiptar. Përfundon këtu aventura e dibranëve.

Egnatia shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Të parin në minutën e 16-të. Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Delarzh, i cili me një gjuajtje të fortë çon sferën në rrjetë.

 

 

Dibranët u përpoqën të barazonin në fillimin e pjesës së dytë, por të paqartë në fazën konkluduese. Për të ardhur në minutën e 79-të, teksa ka penallti për Egnatian. Andoni rrëzon në zonë Ademin dhe për Hamitin nuk ka dyshime, 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Xhekson.

 

 

Gjithsesi një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në rastin e penalltisë, nga erdhi dhe goli i dytë. Pedro Augusto dhe Krasniqin patën një zënkë me njëri-tjetrin për të vendosur se kush do ta gjuante penalltinë. Lojtarët e tjerë u detyruan të ndërhynin dhe t’i ndanin ata për të qetësuar situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb