Egnatia merr fitoren e 3-të në 5 ndeshjet e fundit në Superligë. Të besuarit e Edlir Tetoëvs triumfuan 0-3 në Kukës, në një sfidë interesante.

Zejnullahi shpërdoron një rast flagrant nga fare pranë portës në minutën e 35-të. Pak më pas, ekipi nga Rrogozhina do shfrytëzonte në maksimum një gabim të Abdu, me Dwamena që nuk fal para portës dhe zhbllokon takimin.

Në të 58-tën, VAR ndërhyn pas një kontakti Tafas-Dwamena dhe pas një rishikimi për rreth 3 minuta, akordon penallti. Ekzekutim perfekt i Jackson, i cili dyfishon shifrat dhe vendos ndeshjen në shinat e duhura.

Deri në fund, Egnatia mbrojti rezultatin, realizoi edhe me Fernandon në fund, duke marrë 3 pikë dhe duke shkuar në kuotën e 41-të tilla-ve. Në krahun tjetër, verilindorët konfirmojnë edhe një herë sezonin negativ, vetëm vendi i gjashtë dhe 35 pikë.

Tjetër ndalesë për Vllazninë, edhe pse me trajner të ri (U largua Mirel Josa, Auron Miloti drejton ekipin). Një barazim 0-0 me Bylis në shtëpi  flet vetë dhe kështu takimi me suksesin shtyhet sërish.

Në mesin e pjesës së parë, Jonuzi provoi nga distanca, por s’pati koordinimin e duhur. Sërish shkodranët tentojnë brenda fraksionit me Jonuzin, gjuajtja s’ka forcën e duhur për të mundur Teqjan. Qardaku do flirtonte me golin (65’), drithërima në Shkodër, asgjë për t’u shqetësuar pasi topi shkoi jashtë.

Vllaznia është në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa ballshiotët mbajnë vendin e parafundit me 29 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb