Elita e futbollit shqiptar zhvilloi dy ndeshjet e radhës së javës së 15.të. Egnatia mori fitoren e dytë radhazi, teksa në “Egnatia Arena” triumfoi 3-1 ndaj Elbasanit.
Kampionët në fuqi zhbllokuan ndeshjen shpejt. Në minutën e 12-të, një top i bukur i Ramës për Lushkjën, shfrytëzohet në maksimum nga 28-vjeçari, i cili nga fare pranë ndëshkoi portën kundërshtare.
Skuadra nga Elbasani u kundërpërgjigj në minutën e 22-të. Lajthia realizoi me një të majtë nga brenda zone, duke ndezur festën mysafire. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me rastet që ishin të shumta nga të dyja krahët.
Mesfushori i Egnatias, Lushkja kompletoi dopietën në minutën e 78-të, pas disa pasimesh shumë të bukura të skuadrës rrogozhinase. Në fund pati kohë edhe për një gol të Yahaya.
Egnatia për momentin renditet në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Elbasani shtyn takimin me fitoren dhe e sheh veten në vendin e pestë me 18 pikë.
Laçi mundi 1-0 Skënderbeun, me golin e Koffi në minutën e 28-të. Kurbinasit janë në vendin e 8-të me 15 pikë, ndërsa korçarët në pozitën e 9-të me 13 pikë.
(J.S/BalkanWeb)