Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar në Tiranë paraditen e kësaj të premte. Një i ri i identifikuar si Enis Vrapi, pas një ndjekjeje të çmendur që nisi pranë Medresesë, përplasi disa mjete të policisë gjatë tentativës për t’u larguar, raporton gazetari Igli Çelmeta. BalkanWeb dhe News24 sjellin pamjet ekskluzive nga kjo ngjarje që shkaktoi frikë dhe panik në kryeqytet.

Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe pas një përpjekje intensive, arritën më në fund ta ndalojnë dhe ta vënë në pranga. Agresori ka përplasur me automjetin e tij Land Rover edhe disa makina të tjera gjatë tentativës për t’iu larguar policisë.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Pasi ishte neutralizuar nga policia, në pamje duket një grua teksa afrohet dhe e kap agresorin nga flokët. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se e moshuara është nëna e Enis Vrapit.

I riu mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në terapi mjekësore, bëri të ditur QSUT për BalkanWeb dhe News24.

Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj. Ai ishte arrestuar nga policia më 11 maj në banesën e tij, pasi qëllonte me armë lodër sportive, brenda në apartament, por zhurma akustike e krijuar ishte e ngjashme me atë të një arme zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb