LUSHNJË- Ndeshja mes Lushnjës dhe Bylisit është shoqëruar me tensione dhe sherr. Takimi ka patur kontestime të forta nga tifozët, por edhe klubet , të cilat kanë shfaqur reagime dhe pretendime për formën se si u zhvilluan kjo ndeshje.

Sfida u mbyll me fitoren e ballshiotëve, por kjo është kontestuar gjatë gjithë lojës. Pas takimit, klubi i Lushnjës ka reaguar në rrejtët sociale, ndërsa humbjen ndaj Bylisit e quan një turp. Sipas tyre, kjo nuk i ka ndodhur prej vitesh skuadrës lushnjare.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 90 nga Kofi, i cili shënoi në ekstremin e ndeshjes, në një situatë që shkaktoi kaos në fushë.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga tensionet në shkallët e stadiumit, ndërsa veprimet antisportive kanë lënë shije të keqe tek tifozët.

“Humbasim 0-1 ndaj ekipit më primitiv që ka njohur ndonjëher kampionati ynë. Një ekip që nuk meriton respekt asnjëherë nga ana jonë. Por ZERO respekt dhe për drejtuesit tanë të lartë që rrinë dhe shohin nënshtrimin që bëjnë disa individë “vip” nga një katund si B****i .Lushnja e Gjylës nuk është për superiore , këtë e dinim që në fillim pavarsisht se drejtuesit tane ça nuk thanë në fillim…PRIVATIZONI KLUBIN”,  shkruan klubi.

Takimi u mbyll me përleshje mes ekipeve në fushë, me pasojë 3 kartonë të kuq, të Ademit për vendasit dhe Dhoksanit e Muratajt për ballshiotët.

Tashmë situata do t’i takojë Komisionit të Disiplinë pranë FSHF-së për të marrë masa penalizuese për të dyja skuadrat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: