Shpëtim Duro nuk e ka pritur aspak mirë humbjen përballë Laçit, për trajnerin e Kukësit, kjo ishte një ndeshje ku ekipi i tij nuk meritonte të dilte pa pikë. Momenti më i kontestuar i këtij takimi ishte penalltia e shkaktuar nga Teqja, një moment që për Duron vendosi ndeshjen dhe ishte pikërisht gjyqtari Klajdi Kola ai i cili i dha 3 pikët ekipit kurbinas:

Pas 12 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e 5-të në kuotën e 18 pikëve. Pauza që sjell grumbullimi i ekipit përfaqësues vjen pikërisht në momentin e duhur për Kukësit. Shpëtim Duro ka mundësi të rikuperoj plotësisht disa titullarë të cilët nuk janë aktivizuar në ndeshjet e fundit si pasojë e dëmtimeve. Edhe ndaj Laçit tekniku kryeqytetas nuk kishte në dispozicion të paktën katër lojtarë titullarë si Abazaj, Musolli, Limaj dhe Shkurtaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: