“BalkanWeb” ka siguruar një video ekskluzive nga momenti i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshën. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 7 janarit në qendër të qytetit, pranë lokalit të tij.

Siç shihet edhe në pamje, ora shënon 10:55 kur 47-vjeçari del nga makina dhe takon një grua me fëmijë. Pasi ulet të puth fëmijën, ai qëllohet me një plumb, duke u rrëzuar përtokë. Nga video shihet se si gruaja rrëmben me shpejtësi fëmijën dhe largohet prej aty, ashtu siç bëjnë dhe kalimtarë të tjerë. Gjithçka ka qenë preçize për snajperistin, i cili ka qëlluar nga një distancë prej 150 metrash, dhe vetëm me një plumb, që e preku në kraharor duke i shkaktuar vdekjen.

Kastriot Reci Vrasja Pamjet E Kamerave Te Sigurise
Kastriot Reci Vrasja Pamjet E Kamerave Te Sigurise

Kastriot Reçi, person me precedent penal, dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogave të forta, ndërsa në 2017-ën i është vrarë edhe vëllai, Gasper Reçi, në Itali. Aktualisht prokuroria është përqendruar tek pista e hakmarrjes mes dy fiseve, Reçi dhe Gjini, për prishje të pazareve të drogës, që ka çuar në vrasjen e 5 personave.

Ndërkohë më poshtë publikojmë skemën që ka ndjekur autori për vrasjen e biznesmenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb