“El Clasico” i parë i sezonit është i Barcelonës! Ndonëse një miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023, ky takim mori vëmendjen e të gjithëve.

Katalanasit triumfuan ndaj Realit të Madridit me rezultatin minimal 0-1 falë një “perle” nga distanca e blerjes së madhe të verës, Rafinja ku në minutën e 27′ dërgoi topin në trekëndësh.

Gjithashtu edhe blerja tjetër e madhe e blaugranave,  Robert Levandovski ishte titullar në këtë takim për Barcelonën.

Skuadra e Ksavit ka ende tre miqësore për të zhvilluar, ndaj Juventusit, Nju Jork Red Bull dhe Pumasit.

Ndërsa ekipi i Karlo Ançelotit, ka edhe dy miqësore për të luajtur, atë ndaj Klab Amerikës dhe Juventusit./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb