TIRANE

Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e njohur shqiptarë përballen me incidente nga më të ndryshmet gjatë koncerteve tw tyre. E një situatë e sikletshme me një fans duket se i ka ndodhur Elvana Gjatës teksa ajo performonte në skenë.

Teksa u afrua dhe i dha dorën njërit prej tyre, fansi e ka tërhequr fort duke u munduar ta rrëzojë nga skena.

E teksa u desh ndërhyrja e truprojave për ta mbajtur artistën, ajo e mori me sportivitet situatën duke e kaluar me një buzëqeshje teksa vazhdoi performancën e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Elvana përballet me incidente të tilla me fansat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: