Në një tjetër tur të jashtëzakonshëm nëpër Europë, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri së bashku me aktorin Mirush Kabashi mblodhën qindra bashkëkombës. Sidrit Bejleri çoi zemrat e shqiptarëve peshë në Zvicër kur këndoi himnin kombëtar së bashku me 5000 shqiptarë në stadiumin gjigand Swiss Arena.

5000 flamuj u valëviten si kurrë më parë në stadium siç shikohen nga pamjet në video. Zemrat e shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër u ngritën “peshë” nga Elvis Naçi, i cili çoi tek ta një copëz Shqipërie. Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza.

Elvis Naci (1)
Elvis Naci (1)

Në Zyrih shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Këtë atmosferë fantastike do transmetohet nëemisionin e së premtes më datë 7 qershor. Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Zyrih, emocionet do po përcillen në ekranin e News 24 për gjithë shikuesit në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: