Ditë JO për Napolin. Ekipi i Lucciano Spalletit u mund 3-2 në fushën e Empolit, në takimin e Serie A.Miqtë do gjenin golin pas 44 minutash lojë. Lozano fut një top në zonë, Osimhen tregohet mjaft i zgjuar duke lënë topin për Mertens, i cili nuk fal.

 

 

 

 

Goli i qetësisë dhe sigurisë vjen nga Insigne. Sulmuesi italian do bënte mirë pas assistit të Anguissas, duke finalizuar me sukses këtë aksion.

 

 

 

 

Ekipi i Andreazzolit do ngushtonte shifrat në fund me Henderson në fund, ndërsa Pinamonti do vendoste ekuilibrat dhe më pas do përmbyste shifrat po ky sulmues, pas pasimit të Bajramit.

https://twitter.com/i/status/1518240141709660162

 

Për Empolin nga minuta e parë e nisi vetëm Asllani, ndërsa Bajrami, Ujkani dhe Ismajli e panë veten në stol.Napoli është e 3-ta me 67 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se ekipet milaneze.

Situata duket tejet delikate, pasi blutë janë -5 pikë nga kreu.

Lufta për titullin kampion sa vjen e bëhet më e ashpër, teksa jemi futur në javët e fundit dhe çdo gabim mund të jetë fatal.Empoli është i 14-ti.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb