Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua drama familjare e Gjet Gjokës, 53 vjeçarit nga Mirdita, i cili u braktis në moshën 12 vjeçare nga nëna dhe sot jeton i vetëm dhe pa shtëpi.

Gjet Gjoka: Fillimisht unë me prindërit kemi jetuar ne Rrëshen, në 88 unë isha i shtruar në spital, kur nëna ime mori një fëmijë në rrugë të një zonje që i tha se nuk e rris dot se kam shumë fëmijë. Unë kam qenë dëshmitar asaj kohe 12 vjeç, babai im i kërkoi që të mos e mbante sepse nuk kishte nevojë për fëmijë të tjerë. Asaj kohe nëna nuk e pranoi këtë kërkesë dhe e mbajti. U divorcuan dhe unë asaj kohe jetoja te xhaxhai im sepse kushtet tona ekonomike shumë të vështira. Në vitin 2000 babai im shiti një tokë tonën dhe asaj kohe nëna ime sa mori informacion që babi po shiste tokën filloi ta merrte me të mirë që ti merrte lekët. Asaj kohe u trasferuam në Rrëshen, nëna e merrte babain nga 3 ditë me gjithë vajzën. Por mua nëna më ka mohuar gjithë jetën, nëna ia mori dikujt tjetër këtë vajzën dhe nuk pyeti më për mua. Nëna mori një fëmijë të komunitetit rom dhe nuk e pranoi dot këtë gjë. Por edhe po të ishte i racës tonë babi përsëri nuk do ta pranonte. Asaj kohe babai im shkonte nga 3 ditë në punë pa bukë. Ndërsa unë jetova gati 8 vite tek familja e xhaxhait, unë e ndjeva veten si fëmija i tij, ai më ka dashur shumë. Ndërsa nëna me vajzën jetonte në hekurudhë dhe jetuan së bashku.

Nëna ime shkatërroi familjen, më braktisi mua dhe jetoi vetëm me vajzën. Nëna kurrë nuk më ka kontaktuar asnjëherë nuk erdhi të më takonte, vetëm në vitin 2000 e pashë kur ajo erdhi në kohën që babai shiti tokën. Një periudhë kohe të dyja ato u afruan me babain sa i hëngrën lekët dhe e nxirrnin jashtë. Asaj kohe jetonim në një shtëpi por unë kurrë si kam folur dhe s’më ka folur nëna dhe vajza e saj.  Vitin e kaluar kjo vajzë ma solli babain në shtëpi dhe më tha merre se është babai jot jo i imi. Kur unë shkoj në Rrëshen më thanë se kjo vajza kishte marrë letrat e shtëpisë së babit dhe kishin shkuar tek një notere dhe kishin falsifikuar letrat. Babai im ndërroi jetë vjet dhe para se të vdiste më thotë se kam hequr disa lekë veç dhe atë natë më vdiq në duar duke më treguar  se kishte lekë veç, por unë çdo moment e kam përballuar vet, babi im para se të jepte shpirt hodhi kësulën dhe tha mos e gëzofshin shtëpinë se më kanë marrë lekët dhe më kanë vjedh shtëpinë. Kur e takova pas shumë vitesh nënën time e pyeta nënë pse e bëre këtë gjë dhe më pohoi që unë e bëra sepse e mora të vogël dhe e rrita me kujdesin e një nëne. Mirëpo nëna ime nuk komunikon më me mua dhe këtë gjë e bënë vajza sepse ajo nuk e lë të më flasë kurrë. Në kohën e virusit kam qëndruar disa kohë me nënën edhe babain. Por jetova vetëm 4 vite me nënën ishte jetë normale, sepse asaj kohe ajo vajza ishte larguar nga banesa. Kam shumë kohë që nuk e shoh nënën me sy, as nuk më lejojnë ta shikoj, sepse po të afrohem te banesa aty në moment më vihen hekurat dhe më fusin në burg. Madje ajo vajzë më ka vënë kushte lërë gruan dhe fëmijët dhe eja jeto me ne. Sot unë këtë vajzë e quaj jo si motrën time pasi ajo i ka trajtuar shumë keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: