Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka postuar në rrjet një video nga Elbasani dhe thotë se qytetarët atje prej 1 jave janë në pritje për të kryer tamponin.

Hasa denoncon se në këtë qytet e zgjedh partia se kush duhet t’i nënshtrohet apo jo tampinimit për Covid 19.

STATUSI I PLOTE
Ne Elbasan njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe mbasi e bëjnë sorollatja vazhdon për të marrë pergjigjen.

Prej gati 1 jave nuk kryhen tampone për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë po presin për të bërë tampon.

E vetmja mjeke infeksioniste e Elbasanit është e karantinuar dhe as për të nuk kishte tampon.

Ndërkohë që ka shumë vatra në të gjithë qarkun asnjë masë nuk po merret dhe institucionet flejnë!

Tamponet bëhen vetëm sipas oreksit të Xhevair Budanit të partisë.

Kush duhet të bëj tampon dhe kush jo e zgjedh partia.

Kush do shtrohet në spital dhe kush jo e zgjedh prap partia!

Këta janë kriminelët e rilindjes!

Emergjenca COVID-19 nuk pret më.
Emergjenca nuk zgjidhet me propagandë.

Duhet ndërhyrë sot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: