Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka treguar përmes një video Live një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Prifti tregon se, teksa kthehej në shtëpi pas koncertit, mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Sipas policëve, këngëtari kishte konsumuar alkool prandaj Endrit efektivët i kanë marrë makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave. Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

‘Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëçikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.

Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’ tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

“Kësaj i thonë të të heqin edhe gjithë lumturinë që ke kaluar mbas një koncerti të mrekullushem, të ti ndrydhin ndjenjat, emocionet, mundin, djersën, dinjitetin, te gjitha . Teror , turp i zotit”,- thotë këngëtari ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb