Fati i Serie A luhet sot pasdite. Milanit i mjafton një pikë në Reggio Emilia ndaj Sassuolos, për të fituar Scudeton.

Tifozët e kuqezinjve mezi po presin sfidën e orës 18.00 dhe kanë nisur të udhëtojnë drejt Mapei Stadium – Città del Tricolore. Siç shihet në video, të shumtë janë ata që janë nisur nga stacioni qëndror i Milanos për në Reggio Emilia, shoqëruar këtu edhe me kore mbështetëse.

Entuziazmi është i jashtëzakonshëm, në një natë ku djemtë e Piolit do tentojnë ta kthejnë në magjike. Po në orën 18.00 në fushë zbret edhe Inter ndaj Sampit, me kampionët e Italisë që shpresojnë te hapi fals i kushërinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb