Lorenzo Insigne mbylli një kapitull disa vjeçar me Napolin. Sulmuesi italian ka mbërritur në Toronto për t’u prezantuar te skuadra kanadeze e MLS. Ai ka mbetur i befasur nga pritja e jashtëzakonshme e tifozëve, teksa ka mundur të thojë edhe disa fjalë.
“I magjepsur nga projekti, çfarë dashurie këtu” – dëgjohet të thotë ai. Videot e postuara në rrjetet sociale nga festa kanë qenë të shumta, përfshirë këtu ato të faqes zyrtare, por edhe të ndonjë adrese të pakonfirmuar.Toronto nuk është ndalur me afrimin e këtij ylli. Klubi ka bërë zyrtar edhe afrimin e mbrojtësit Domenico Criscito, që vjen nga Genoa.
A warm 🇨🇦 welcome 👋 @Lor_Insigne | #TFCLive pic.twitter.com/bx9Sqtk00l
— Toronto FC (@TorontoFC) June 24, 2022
24 in the 6ix 📍#TFCLive | @Lor_Insigne pic.twitter.com/Mcm4KNAZxc
— Toronto FC (@TorontoFC) June 24, 2022
(BalkanWeb)