Dëshirat paguhen… por kur fatura të vjen jashtë parashikimit, gjen mënyra alternative për t’i mbathur.

Kështu ka bërë një burrë nga Kili, i cili kishte shkuar në një shtëpi publike dhe kishte zgjedhur që të kryente marrëdhënie me dy prostituta, ndërkohë në akt merrte pjesë edhe një burrë tjetër.

Por pas përfundimit të aktit, prostitutat i kanë thënë se kostoja e “dëfrimit” të tij shkon në 500 dollarë. Por duket se ai nuk kishte në plan t’i paguante, duke zgjedhur që të “arratiset” duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë të ndërtesës.


Ai shihet teksa bie nga dritarja “si thes” dhe pas disa rënkimeve, ngrihet në këmbë dhe fillon të vrapojë. Menjëherë pas tij shihen dy prostitutat që dalin me vrap për ta ndaluar.

Ndërkohë burri tjetër që ishte pjesë e këtij akti, shihet të dalë “qetë-qetë” pa u shqetësuar shumë për ta ndaluar atë.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet pas shpërndarjes, ndërsa komentet kanë qenë nga më komiket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb