Një episod qesharak është rregjsitruar në takimin ndërmjet Vitesse dhe Twente në kampionatin holandez. Futbollisti i skuadrës vendase, Navarone Foor, në një moment gjatë lojës kur rezultati ishte 2-0, ka ndëshkuar arbitrin me karton të verdhë.

E gjitha ndodhi pas një faulli ne mesfushë, ekzaktësisht në minutën e 61-t. Një futbollist i Twente ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj mesfushorit Foor dhe ky i fundit rrëzohet në fushë, por gjatë kësaj kohe përplaset edhe me arbitrin.

Foor e ka cilësuar të ‘padenjë’ këtë situatë dhe fillimisht i ka marrë kartonin e verdhë arbitrit dhe më pas e ka ndëshkuar.

Kujtojmë që ndeshja është mbyllur 5-0 në favor të Vitesse.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb