TIRANE

Këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar mbrëmë se i ka bërë vetes një super dhuratë, duke blerë një vilë luksoze. Artistja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa video, me anë të të cilave tregoi pak nga shtëpia e re.

Istrefi shfaqet duke kërcyer e duke bërë “twerk” përpara një pishine, teksa në dorë mban një shishe alkooli. Artistja kishte veshur një palë pantallona xhins të shkurtra dhe një bluzë me mëngë të gjata, ndërsa flokët i kishte kapur topuz. Ajo e kishte kompletuar pamjen e saj me një palë vathë ngjyrë gold dhe me make up natyral.

Mes komenteve të shumta ishte edhe ai i motrës së saj, i këngëtares Nora Istrefi, e cila i shkroi: “Krenare për ty motër”.
Ndonëse ka bërë mungesa në botën muzikore, Era ka njoftuar pak ditë më parë rikthimin e saj. Ajo po punon për një projekt të ri. Bëhet fjalë për një duet me këngëtarin Claydee, i cili njihet jo vetëm në Greqi, ku ka zhvilluar karrierën e tij, por edhe në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb