Gjithnjë e më shumë po vijnë konfirmime mbi gjendjen shëndetësore të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Mediat ndërkombëtare kanë lajmëruar prej kohësh se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, duke theksuar se ai mund ta ketë të pamundur të vijojë të jetë në drejtim të Turqisë deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023. Ka zëra, se Erdogan vuan nga kanceri i zorrës së trashë, por deri më tani nuk ka pasur konfirmime nga autoritetet turke.

Por vetëm një ditë më parë ai u pa duke ecur me vështirësi, pasi dha një deklaratë për mediat turke. Ai u pa të tërhiqte zvarrë këmbët e tij ndërsa dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: